Site icon Telegrafi

Kroacia zbulon listën për Turqinë, me këta lojtarë mund ta sfidojë edhe Kosovën

Kroacisë është e para nga grupi I kualifikues për “Rusi 2018”, e cila ka shpallur listën për ndeshjet e 5 shtatorit.

Përzgjedhësi Ante Çaçiq, ka rikthyer në përbërje lojtarin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Në listë ndodhen edhe yjet si Luca Modric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic e Marko Pjaca.

Kroacia pret më 5 shtator Turqinë në stadiumin ‘Maksimir’, ndërsa ndeshjen e dytë e ka me Kosovën, më 6 tetor në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

“Së pari uroj që të gjithë lojtarët të kenë shëndetin dhe të jenë në formën më të mirë për ndeshjen me Turqinë. Edhe Turqia e kërkon si ne Botërorin, dhe hendikepi më i madh do të jetë luajtja e ndeshjes pa shikues”, tha Cacic, përcjellë Gazeta Olle.

Kroatët janë të dënuar nga UEFA me dy ndeshja pa shikues, për shkak të veprimeve raciste të tifozëve të tyre.

Kjo listë pritet të jetë e njëjta edhe me Kosovën.

Exit mobile version