Telegrafi

Prishtina dhe Gjilani prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 158 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 12 mijë e 6 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, për gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 639, transmeton Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 13 pacientë, duke çuar në 438 numrin e viktimave.

Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga komuna e Prishtinës, gjithsej 38 raste.

Lexo po ashtu COVID-19 në Kosovë - 13 të vdekur, 158 raste të reja dhe 245 të shëruar

Pastaj, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste.

Komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste.

Komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Skenderaj. /Telegrafi/