Policia arrestoi personin dhe sekuestroi 158 kg marijuanë. Shtetasi grek e kishte fshehur mallin narkotik në sediljen e pasme të makinës dhe udhëtonte në drejtim të Agrinjos nga qyteti i Artës rreth 90 km larg kufirit shqiptaro-grek. Policia ndali makinën në vendin e quajtur Komboti.
Droga ishte vendosur në në sediljen e pasme, 157 pako të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe. U konstatua se ishte mbi 158 kg marijuanë e presuar. Policia greke tha se personi i arrestuar është ndihmuar nga një bashkëkombas i tij dhe një shtetas shqiptar nga Kolonja, i cili besohet se ka qenë transportues i marijuanës nga territori shqiptar në atë grek./Telegrafi/