Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 157.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/