Site icon Telegrafi

Parkimi i çmendur i veturës në cep të shkëmbit të thepisur (Foto)

Shoferi i guximshëm e ka ndaluar makinën në cepin e një shkëmbi të thepisur, që ndodhet në maje të malit.

Derisa xhipi ngjyrë ari qëndronte në këtë pozitë të pasigurt, burri qëndronte në afërsi të malit Fifa që ndodhet në Arabinë Saudite, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet identiteti i pronarit të veturës, që është vendosur në shkëmbin që ndodhet në 3,505 metra lartësi.

Mediet në vend i kanë kërkuar shoferëve, kryesisht atyre të rinj, që të mos bëjnë veprime të këtilla, sepse janë të rrezikshme dhe të panevojshme.

Madje, sipas ligjeve në Mbretërinë Arabe, këta njerëz mund të dënohen me burg dhe të rekrutohen për në ushtri. /Telegrafi/

Exit mobile version