Në konkurset e bukurisë zakonisht marrin pjesë adoleshente dhe femra të reja në moshë, me trupa që i lënë të gjithë pa mend.
Por, në Kinë është zhvilluar një aktivitet, ku kanë marrë pjesë gra të moshuara dhe të tjera që janë në moshë të mesme. Mbi 500 femra janë bërë pjesë e organizimit, disa prej tyre, mbi 80-vjeçare, transmeton Telegrafi.
Ato kanë veshur rrobe të ndryshme, të dizajnuara me kujdes, duke shfaqur trupin e tyre, që në raste të shpeshta ishte i rrudhur dhe i lëshuar.
Gratë kanë bërë xhiro dhe kanë pozuar para fotografëve, që ishin mbledhur në qendrën e qytetit Tijanjin.
Shumica e grave kanë vënë krahë, ndërsa të tjera kanë mbajtur çadra nga letra. Veshjet e preferuara, ato i kanë shoqëruar me bizhuteri, si dhe me shumë aksesorë.
Sipas medieve në Kinë, ky aktivitet është zhvilluar për të inkurajuar njerëzit e shtyrë në moshë, që të ndjehen mirë. “Bukuria është në shpirt, pa marrë parasysh se si duket trupi” ka thënë një pjesëmarrëse.
Ky është viti i dytë, që zhvillohet një aktivitet i tillë, ndërsa pritet të jetë i përvitshëm. /Telegrafi/