Telegrafi

155 viktima nga gripi në Rumani

Dy gra janë viktimat më të fundit të gripit që ka prekur Rumaninë. Viktimat janë të moshës 39 dhe 74 vjeç.

Gratë vuanin edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa virusi gripal u përkeqësoi shëndetin.

Autoritetet zyrtare rumune kanë njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga gripi ka shkuar në 155.

Mjekët u kanë bërë apel vazhdimisht qytetarëve që nëse kanë simptoma të gripit, të paraqiten menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Autoritetet theksojnë se është e rëndësishme vaksinimi i popullatës. /tvklan.al/