Telegrafi

155 gjoba në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 155 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 8 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë
.