Site icon Telegrafi

1,521 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,521 raste.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndryshe, ministria ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version