Site icon Telegrafi

151 gjoba në Shkup, tetë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 6 të tjera u janë shqiptuar këmbësorëve.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version