Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 1,503.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 224 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,194.
Ministria po ashtu bën të ditur se në total numri i vaksinave të administruara është 1,835,492. /Telegrafi/