Site icon Telegrafi

1500 anëtarë të Facebookut e shndërruan festën në kaos

Vajza në profilin e saj paralajmëroi ditëlindjen e saj të 16, ndërsa praninë në këtë ngjarje e konfirmuan 15.000 veta. U paraqitën fizikisht rreth 1500 dhe u detyrua policia të intervenojë.

Rreth 100 policë intervenuan në festë, ndërsa u arrestuan gjashtë veta për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe shkatërrimit të pronës. Pas marrjes në pyetje të gjithë të arrestuarit u liruan.

“Për fat të keq, vajza harroi ta regjistrojë këtë festë si ngjarje private”, tha zëdhënësi i policisë Mirko Streiber për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Ai konfirmoi se dhjetëra persona u lënduan pasi shkelën në copa xhami të thyera. Sipas zyrtarëve të policisë, për shkak të festës e tërë rruga ishte mbyllur.

Të rinj dhe të reja po argëtoheshin nëpër rrugë, në kulmet e garazheve ndërsa mbeturinat ishin hedhur në të gjitha anët.

“Para se të paralajmërohet ndonjë ngjarje së pari duhet njohur mirë rregullat e Facebookut, opsionet dhe mundësitë”, tha Streiber. /Telegrafi/
 

Exit mobile version