Telegrafi

150 milionë euro transferime për Cityn

Strategu italian të mërkurën për herë të parë është takuar me pronarin e klubit, Sheik Mansour, pasi udhëtoi në rubai për t’i detajizuar planet për sezonin e ardhshëm.

Mediat në Angli shkruajnë se Mancini do të ketë në dispozicion rreth 150 milionë funte për të angazhuar lojtarë të ri, me qëllimin për të fituar kampionatin anglez.

Përforcimi i parë i qytetarëve pritet të jetë mbrojtësi i Hamburgut, Jerom Boateng, që vlerësohet rreth 11 milionë euro. City po ashtu do të bëjë ofertë për lojtarin e Benficas, David Luiz, ndërsa spekulohet se në plane është edhe Fernando Torres.

Në listën e dëshirave gjenden edhe mesfushori i Napolit, Marek Hamsik dhe sulmuesi i Interit, Mario Balotelli. /Telegrafi/