Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për nder të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i dëshmorit Hazir Malaj dhe heroit, Fahri Fazliut.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se janë qindra – mijëra njerëz që duhet kujtuar gjithmonë e në çdo përvjetor të pavarësisë.
“Shqiptarë që ndër breza dhanë nga jeta e tyre, nga gjaku i tyre, nga pasuria e tyre, për të sotmen e Kosovës. Përjetësisht nderim për gjithë të rënët për liri dhe gjithë ata që kontribuuan ta gëzojmë këtë ditë”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj tha se vetëm duke e kujtuar e nderuar të djeshmen, e respektojmë dhe e nderojmë Kosovën e sotme të pavarur.
“Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/