Në këtë ditë 15 vjet më parë, ndodhi një nga improvizimet më revolucionare taktike në historinë e futbollit.
Në ditën e fundit të sezonit të Ligës Premier 2004/05, Stuart Pearce zhvendosi David James në sulm në përpjekje për të siguruar kualifikimin për Kupën UEFA.
Me vetëm dy minuta kohë të mbetur dhe City duke humbur me një gol, ‘Psycho’ zëvendësoi mesfushorin Claudio Reyna me portierin e dytë Nicky Weaver dhe hodhi Jemes në sulm për të ‘shqetësuar’ mbrojtjen e Middlesbrough.
Sulmuesi i vlefshëm pesë milionë Jon Macken ishte ulur në bankinë, por aty ishte James, me një fanellë lojtari me numrin 1 tashmë të shtypur, duke hequr dorezat e tij dhe duke shkuar deri në skajin e kundërt të fushës.
Ky ndërrim revolucionar pothuajse iu shpagua Cityt, pasi fituan një penallti.
Megjithatë, Qytetarët ishin të pafat pasi goditja e Robbie Fowler nga pika e bardhë u ndal nga portieri Mark Schwarzer.
James më vonë zbuloi se e kuptoi vetëm pas pushimit mes pjesëve se mund të luante si lojtari dhe tregoi se nuk ishte i përgatitur për këtë. /Telegrafi/