Site icon Telegrafi

15 vjet nga pranimi i Kosovës në Rotary International

Kryetari Themelues i Rotary Club Peja, Neshad Asllani përmes një postimi në Facebook ka shënuar 15-vjetorin e pranimit të Kosovës në Rotary International dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Asllani ka theksuar se data 4 nëntor është shumë e rëndësishme dhe kujtoi se pranimi dhe njohja e Kosovës në Rotary International, është bërë falë punës së palodhshme të miqve Rotarian dhe Jo-Rotarian nga mbarë bota.

“Të dashur miq Rotarian, ju jeni pjesë e organizatës së parë shërbyese në botë dhe një ndër organizatat më të rëndësishme me ndikim ndërkombëtarë. Në Kosovë ju përfaqësoni familjen e madhe Rotary prej 1.200.000 anëtarëve. Të përkujtojmë se Rotarianët kanë ndikim të rëndësishëm global, mos të harrojmë se 49 Rotarianë, në vitin 1945, kanë luajtur rol kyq në themelimin e Kombeve të Bashkuara. Rotary international, pra organizata jonë e shkëlqyeshme, sot gëzon vendin e merituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Asllani.

Postimi i plotë:

VITET KALOJNË SHPEJTË, TANI U BËNË PESËMBËDHJETË!

Të dashur miq Rotarian,

4 Nëntori 2005, është datë e rëndësishme për Kosovën dhe për Rotary International, pasi shënon pranimin e Kosovës në Rotary International dhe njëherit njohjen e parë ndërkombëtare të vendit tonë!

Ju lutem përkujtoni me Rotarianët e Klubeve tuaja, këtë ditë të rëndësishme, duke mos harruar se ju jeni pjesë e rëndësishme e Rotary International dhe në vendin tonë përfaqësoni vlerat Rotary!

Të dashur miq Rotarian, ju jeni pjesë e organizatës së parë shërbyese në botë dhe një ndër organizatat më të rëndësishme me ndikim ndërkombëtarë. Në Kosovë ju përfaqësoni familjen e madhe Rotary prej 1.200.000 anëtarëve. Të përkujtojmë se Rotarianët kanë ndikim të rëndësishëm global, mos të harrojmë se 49 Rotarianë, në vitin 1945, kanë luajtur rol kyq në themelimin e Kombeve të Bashkuara. Rotary international, pra organizata jonë e shkëlqyeshme, sot gëzon vendin e merituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara!

Pranimi dhe njohja e Kosovës në Rotary International, është bërë falë punës së palodhshme të miqve Rotarian dhe Jo-Rotarian nga mbarë bota. Falë tyre shërbimi Rotary, vullnetarizmi dhe kontributi për të tjerët janë instaluar edhe në vendin tonë.

Andaj 4 Nëntori, është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Rotary International, Ju lutem, përkujtoni me Rotarianët e Klubeve tuaja këtë ditë dhe ngjarje të rëndësishme për vendin tonë!

Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata me të cilët punuam së bashku (bashkëlidhur shikoni kopjen e emailit nga Rotary International), në mesin e tyre vlen të dallojmë:

– Znj. Laurie Linxweiler, Rotary International, Evanston, Illinois, SHBA

– PP David Gotaas, RC Winnetka Northfield, Illinois, SHBA

– PP Haki Dervishi – Indio Sunrise Rotary Club, California, SHBA

– PDG Kalcho Hinov, Guvernator i Distriktit 2480, Bullgari

– PP Radojica Dakic, Kryetar i RC Podgorica, Mali i Zi

Në fund, miq të dashur Rotarian, ju falënderoj për kontributin tuaj në shtrirjen dhe zhvillimin e shërbimit Rotary në vendin tonë. Me punën tuaj të palodhshme ju mundësuat të implementohen me qindra projekte në shëndetësi, edukim, projekte të ujit dhe ato humanitare, Në qytetet tuaja ju keni lartësuar emrin dhe shërbimin Rotary. Falë jush, sot organizata jonë e mrekullueshme është një ndër organizatat më të besueshme në vendin tonë!

Të vazhdojmë të punojmë dhe shtrijmë rrjetën Rotary edhe në qytetet tjera të Kosovës!

Të bashkuar do t’ia dalim!

I juaji në Shërbimin Rotary,

Neshad Asllani, Rotary Club Peja

Kryetar Themelues. /Telegrafi/

Exit mobile version