Site icon Telegrafi

15 vjet burg për rekrutuesin e xhihadistëve

Gjykata e Apelit në Belgjikë ka dënuar sot me 15 vjet burg rekrutuesin kryesor të xhihadistëve, Khalid Zerkan.

Ai u shpall fajtor për rekrutimin e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë edhe të dyshuarit kryesorë për sulmet në Bruksel dhe Paris, raporton Expatica.

Zerkan është “rekrutuesi më i madh i xhihadistëve që Belgjika ka njohur ndonjëherë”, tha prokurori federal, Bernard Michel gjatë një seance gjyqësore në shkurt.

Zerkan, 42 vjeçar, u arrestua nga policia në vitin 2014, pasi për vite me radhë rekrutoi për në Siri xhihadistë nga lagja Molenbeek që gjendet në Bruksel.

Exit mobile version