Telegrafi

15 vjeçari nga Gjakova gjendet në Fushë Kosovë

Pal Hiseni, i riu 15 vjeçar nga Gjakova është gjetur para pak minutash pa asnjë lëndim fizik, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Edhe motra e Palit, Dorentina Hiseni, i ka thënë klankosova.tv se vëllai i saj është gjetur dhe se “tani janë në rajonin policor në Fushë-Kosovë”.

Nik Hiseni, babai i Palit rreth një orë më parë kishte pranuar një telefonatë nga i biri i cili nuk kishte folur më shumë se disa sekonda, aq sa i kanë mjaftuar për t’i treguar se është mirë.

Më pas Policia e kishte gjetur atë.