Site icon Telegrafi

15 vjeçari goditet nga rryma, familja akuzon KEDS-in (Video)

Nga e enjtja, ditët për Hysnie Kryeziun janë shndërruar në ankth. Ajo është në pritje nëse djali i saj, Vetoni do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra, si pasojë e goditjes që kishte pësuar nga tensioni i lartë i energjisë elektrike.

E për gjendjen e djalit, Kryeziu fajin ia hedh KEDS-it, pasi sipas saj, nuk i kishte larguar telat e vjetruar të rrymës në shtyllat që ndodhen pranë shtëpisë së tyre në Xërxë të Rahovecit, raporton KTV.

Ajo thotë se KEDS-i e ka bërë një hap të tillë vetëm pasi djali i saj e pësoi.

Vetoni, aktualisht është pa vetëdije dhe nën përkujdesjen e mjekëve në repartin e Intensives në QKUK.

Në ndihmë Vetonit i kishte dalë fqinji i tij, i cili rrëfen se si kishte kuptuar që diçka nuk ishte në rregull dhe i kishte ofruar ndihmë.

Të tjerë banorë thonë se ndihen të rrezikuar që rastet si i Vetonit mund të përsëriten.

Televizioni ka kontaktuar KEDS-in, për të marrë një qëndrim.

Zëdhënësi Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se lidhur me rastin është formuar një Komision, i cili ende nuk ka dalë me ndonjë konstatim.

Exit mobile version