Të paktën 15 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, mas një sulmi nga militant të dyshuar në një hotel luksoz.
Ndërtesa, e cila gjendet në distriktin Westlands, është sulmuar të martën nga disa persona të armatosur.
Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarët kanë thënë se rrethimi ka përfunduar mirëpo të shtënat me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë ditës së mërkurës.
Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë të ketë qenë mbrapa sulmit.
E presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta, tha se tashmë rrethimi ka përfunduar dhe se të gjithë sulmuesit janë ‘eliminuar’. Nuk dihet se sa sulmues ishin përfshirë në ngjarje. /kp/Telegrafi/