Sipas policisë, 15 personat, pas ndeshjes së zhvilluar të hënën në orë 16:00 kanë shkulur pothuajse gjithë stolat e tribunës së Stadiumit dhe i kanë hedhur ato në drejtim të bankinave dhe fushës. Gjithashtu, tifozët e Flamurtarit kanë penguar lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes, hyrja e të cilëve u bë e mundur falë shoqërimit nga punonjësit e policisë.
Tifozët kanë hedhur shishe plastike dhe sende të tjera të forta, në drejtim të hyrjes kryesore të stadiumit, duke mos ju bindur thirrjes së punonjësve të policisë së rendit publik për t’u larguar.
Sipas policisë, përveç 15 të shoqëruarave në polici është bërë dhe identifikimi i një sërë elementësh të tjerë, ndaj të cilëve pritet të merren masat në ditët në vijim. /Telegrafi/