Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Strumicë-Radovish.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku janë përfshirë shtatë automejte – gjashtë vetura dhe një kamion.
SPB e Strumicës e ka konfirmuar aksidentin, të cilët kanë bërë të ditur se dy persona janë lënduar rëndë, kurse të tjerët jo./Telegrafi/