Site icon Telegrafi

15 të arrestuar dhe 80 të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Plot 80 të shoqëruar, 15 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim! Ky është bilaci i deritanishëm i hetimeve, ndaj personave që dyshohet se janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së të shtunës, të opozitës në Tiranë.

Mes të arrestuarve, edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake. Policia e Shtetit thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, Kavaja, Divjaka, Shkodra, Durrësi, Cërriku, Elbasani dhe Fieri. Pesë prej të arrestuarve po procedohen në gjendje të lirë.

Lexo po ashtu Basha: Protesta, mesazh të qartë, djegim mandatet

Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit u identifikuan pas analizimit të pamjeve filmike dhe raportet e shërbimeve, përfshi provat e mbledhura gjatë protestës. Të arrestuarit akuzohen për “shkatërrim prone”, “dëmtime me dashje” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Lexo po ashtu Tërheqje pas 5 orësh dhune: Protestuesit tentuan të hyjnë në Kryeministri

Hetimet po drejtohen nga prokurori Enklid Gjini. Me urdhër të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Ymeraj, në hetime janë përfshirë edhe 7 prokurorë të tjerë, të mbështetur nga 12 oficerë të Policisë Gjyqësore.

Top Channel ka mësuar se 20 grupe vëzhgimi nga Policia e Shtetit, përfshi disa kamera të instaluara mbi Kryeministri, kanë fotografuar dhe filmuar minutë pas minute të gjitha veprimet e dhunshme të protestuesve. Analizimi i fotove dhe pamjeve vijon dhe burime të policisë thonë se, numri i të shoqëruarve dhe arrestuarve pritet të rritet në orët në vijim.

Të arrestuarit

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Të proceduarit në gjendje të lirë

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Exit mobile version