Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator 2016 në Hagë, në orën 10:30.
Sipas komunikatës për media administratorja Fidelma Donlon do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.
Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet.
Më pas, një konferencë për media do ta mbajë edhe prokurori, David Schwendiman.
Siç njoftohet, ai do të flasë për emërimin e tij si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.