Site icon Telegrafi

Më 15 qershor skadon afati për transformim të së drejtës për pronësi

Nga Agjencia e Kadastrës dhe nga Drejtoria për çështje juridiko-pronësore i ftojnë të gjithë ata që nuk kanë parashtruar kërkesë, këtë ta bëjnë deri më datë 15 qershor, kur edhe skadon afati i paraparë me ligj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, sportelet e Agjencisë së Kadastrës në Shkup deri të mërkurën do të punojnë me orar të zgjatur, deri në orën 19:00.

“Me ndryshimet në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, me më shumë vendime ligjore është thjeshtëzuar në mënyrë të konsiderueshme procedura për privatizimin e tokës urbane. Një nga risitë më të rëndësishme ishte krijimi i mundësisë që toka ndërtimore e pa ndërtuar, e cila nuk është përfshirë në ligjet për planifikim urban, Agjencia e Kadastrës të bëjë ndryshimin e të drejtës për përdorim në të drejtë të pronësisë”, ka deklaruar Zoran Krstanovski, drejtor i Agjencisë për çështje juridiko-pronësore.

Problemi më i madh për qytetarët në nëntë muajt e fundit ka qenë sigurimi i dëshmive nga komunat, se nuk ka ndonjë proces të legalizimit të objektit që gjendet në këto parcela. Nga kadastra bëjnë të ditur që dëshmitë e tilla mund të dorëzohen në mënyrë plotësuese pas aplikimit.

Përndryshe, që nga shtatori i vitit 2015 e deri më tani këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 1.447 qytetarë./Telegrafi/

Exit mobile version