Pesëmbëdhjetë parti politike në Maqedoni kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët për pengimin dhe mbrojtjen nga format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë nënshkrim, këto parti politike zotohen se do ta ratifikojnë Konventën e Këshillit të Evropës për pengimin dhe mbrojtjen nga të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, e miratuar në Stamboll, më 2011.
Nënshkrimi i deklaratës paraqet edhe fillimin e fushatës ”16 ditë aktivizëm kundër dhunës”.
Para 17 vitesh, Kombet e Bashkuara e caktuan 25 nëntorin si ditë ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave. Konsiderohet se 70% e grave, në nivel botëror, kanë përjetuar dhunë./Telegrafi/