Site icon Telegrafi

15 minuta në ditë për të përmirësuar qëndrimin tuaj (Video)

Shumë prej nesh kërrusen kur ulen në karrige, ecin ose gjatë kohës kur përdorin telefonin. Me kalimin e kohës ata fillojnë të kenë dhimbje të shpinës dhe qafës.

Tashmë, falë këtij ushtrimi, që zgjat vetëm 15 minuta, ju do të mund të mësoheni të mbani qëndrimin drejt dhe parandaloni dhimbjet e shpinës.

1. Shtrihuni me bark.
2. Vendosni pëllëmbët e duarve tek këmbët.
3. Bashkoni këmbët bashkë.
4. Ndërsa nxirrni frymën, ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e sipërme të barkut.
5. Pozicioni i duarve dhe i këmbëve nuk duhet të ndryshojë.
6. Merrni sërish frymë dhe kthehuni në pozicionin fillestar.
7. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
8. Ushtrimin duhet ta bëni gjithashtu 3 herë në javë që të vini re rezultate pozitive.

Të gjithë ushtrimin do ta gjeni të ilustruar në videon e mëposhtme:

Exit mobile version