Telegrafi

15 milionë euro janë harxhuar për “Ditën e drurit”, a do të mbajë dikush përgjegjësi?

Për projektin “Dita e drurit” janë harxhuar 15 milionë euro, ndërsa efikasiteti ka qenë rreth 20 për qind. Sipas SDK, për palmat janë harxhuar rreth 500 mijë euro, ndërsa efikasiteti është zero për qind.

Qeveria kërkoi raport nga ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë” për suksesin e aksionit të “Ditës së drurit” prej vitit 2008 deri në tetor të vitit 2017 edhe kur u shfuqizua, pasi ishin të pakënaqur nga rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime nga ndërmarrja thonë se komicioni që ka rishikuar efikasitetin e aksioneve dhe projekteve për mbjelljen e drunjve është miratuar, ndërsa para qeverisë do të prezantohet të martën në seancë.

Idenë për “Ditën e drurit” në vitin 2007 e inicoi këngëtari Boris Trajanov, por ai u tërhoq nga projekti dhe jeta publike në vitin 2012, pasi siç tha, ishte i lodhur nga kritikat në disa media, të cilat sipas tij “Ditën e drurit” e kanë paraqitur se dita e larjes së milionave.

Të dhënat tregojnë se në 13 mijë hektarë tokë, vitin e kaluar janë mbjellur 35 milionë fidane, ndërsa thuhet se kanë mbijetuar mbi 7 milionë./Telegrafi/