Site icon Telegrafi

15 mijë për një kukull me pamjen e ish-të dashurës

Ngjarja ka ndodhur në Treviso (Itali), kur personi në fjalë është paraqitur në një dyqan sexy shop me një foto të së dashurës dhe ka kërkuar ta “ringjallë”. Burri – i cili ka preferuar që identiteti i tij të mbetet mister – i ka demonstruar pronarit të dyqanit, Diego Bortolin, një foto ku paraqitej fytyra e një grua te re, duke i thënë: në ishte në gjendje për ta ringjallur në një trup të vërtetë sa të jetë e mundur.

Kështu filloi studimi i “kukullës së vërtetë”, lodra e re seksi, që të premten e kaluar erdhi direkt nga SHBA-ja. E para në Itali, e cila ka veçoritë e të dashurës së 50 vjeçarit: buzëqeshjen e njëjtë, ngjyrën e syve dhe atë të flokëve. Sipas pronarit të dyqanit kukulla prej titani mund të rindezë pasionin e blerësit misterioz, si të ishte një klonim i të dashurës të tij.

Diego Bortolin ka thënë për mediat vendase se ka “ringjallur” ish të dashurën e burrit: “Ne e kemi riprodhuar imazhin deri në detajet më të vogla, madje edhe dhëmbët. Mesatarisht një ‘real doll’ (kukull e vërtetë) kushton 5.000 euro, por në këtë rast kemi kërkuar 18 mijë dollarë, rreth 15 000 euro, pikërisht për shkak të këtyre detajeve tepër të përpikta të përshtatura sipas kërkesës së konsumatorit: fytyra e trukuar, buzët e lyera me të kuq, vetullat e holla, dhëmbët e thonjtë e butë, këmbët dhe veshët e zgjedhur nga i dashuruari misterioz, si dhe detajet anatomike të piktura për të qenë sa më realiste”.

“Ajo është mbuluar me anarlegjik dhe lahet në çdo pjesë, madje edhe me detergjentë intimë. Peshon 58 kile dhe është 1.63 e gjatë. Mund të marrë çdo pozicion, ulur apo në këmbë. Por nuk është kukulla e fundit. Deri në fund të tetorit pritet të vijnë tre të tjera”, shton Bortolin. /NOA/

Exit mobile version