Në Administratën Tatimore të Kosovës ka arritur mbi 1 milion numri i plikove të dorëzuara nga qytetarët, ndërsa shuma e rimbursuar deri më tani është 15.5 milionë euro.
ATK rikujton qytetarët se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM4/2016, ka filluar nga 1 Janar 2017 deri më 31 Janar 2017.
Ndërsa, afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal bëhet nga data 01 Janar 2017 deri me 04 Shkurt 2017.