Site icon Telegrafi

213 shoferë të gjobitur në Shkup, 157 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba, nga të cilat 157 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 19 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version