Telegrafi

149 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 149 shkelje të rregullave në trafik, mes tyre: 31 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për vozitje në gjendje të dehur.

Nga MPB njoftojnë se janë regjistruar dhe 10 makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, tre gjoba për vozitësit fillestar, 6 për përdorim të celularit, 7 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/