Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 148.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/