Site icon Telegrafi

Ministri Shala uron Prishtinën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e ka uruar Prishtinën për fitoren në finalen e Kupës së Kosovës.

Me këtë rast, ai e uroi klubin kryeqytetas edhe si përfaqësues të Kosovës në Ligën e Evropës dhe u dëshiroi sukses e prezantim sa më cilësor të vendit tonë në këto gara të rëndësishme evropiane.

Siç thuhet në komunikatë, Shala u shpreh se kjo është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës dhe për prezantimin e tij në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri u shpreh se tani që futbolli i Kosovës është pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror, kërkohet angazhim maksimal dhe përkushtim në mënyrë që të tregojmë cilësi dhe të shënojmë suksese në garat e rëndësishme ndërkombëtare të cilat na presin.

Exit mobile version