Telegrafi

E plagosura nga djegia e autobusit në Krujë: Shoferi na mori në qafë

Një prej të plagosurave sot si pasojë e djegies së autobusit në Krujë, rrëfen ngjarjen për Report TV.

E shtruar në QSUT shprehet se flaka nisi nga motori i autobusit dhe se ishte shoferi “ai që na mori në qafë” shprehet Luciana Mita.

LEXO PO ASHTU: Ka një viktimë: Ja pamjet kur autobusi merr flakë në Krujë (Video)

Fotografia është postuar në rrjetin social Facebook nga Ilir Kadia i cili është shok me të lënduarën.

LEXO PO ASHTU: Shpërthen në flakë autobusi me nxënës në qendër të Krujës, ka të lënduar
Luciana ka marrë plagë në trup por që fatmirësisht nuk janë të një shkalle të lartë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në këtë spital ndodhen 11 të lënduar 9 nga të cilët me djegie të rënda ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Një grua humbi jetën në autobus, një ndërroi jetë rrugës për në QSUT.