Telegrafi

MKRS-ja e KOK-u diskutojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin biseduan rreth përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio.

Përmes një komunikate thuhet se ata biseduan edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit, transmeton Koha.net.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës”.

“MKRS-ja po punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Shala.