Telegrafi

143 qytetarë kthehen nga SHBA-ja në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës është realizuar fluturimi, përmes së cilit 143 qytetarë të Kosovës që kishin ngelur në SHBA janë kthyer sot në vendlindje.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi ?? ??”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/