Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës është realizuar fluturimi, përmes së cilit 143 qytetarë të Kosovës që kishin ngelur në SHBA janë kthyer sot në vendlindje.
“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi ?? ??”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/