E ka bërë të qartë që është i lumtur aty dhe dëshiron të qëndrojë gjatë te Napoli.
Por, jo me këto kushte që ka kontrata e tanishme dhe për këtë Elseid Hysaj, i ka kërkuar takim në fund të sezonit klubit për tu ulur e rishikuar kontratën.
Natyrisht që gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe paraqitjet e mira të mbrojtësit shqiptar kanë rënë në sy edhe të klubeve të tjerë, dhe kështu që Napoli duhet ti përmirësojë me doemos pagesën në mënyrë që mos ta humbë.
Të njëjtën kërkesë për Napolin kanë bërë edhe mbrojtësi tjetër Kalidou Koulibaly si dhe Lorenzo Insigne.