140 flakadanë në nderë të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, janë ndezur në mbrëmjen e kësaj të diele në kalanë e Prizrenit.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me rastin e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Ceremonia pritet të përmbyllet pranë Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ku do flasin kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Ndërkaq, në nderë të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, morën pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, e Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. /Telegrafi/