Site icon Telegrafi

14 vjet shtet, kjo është agjenda shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Tashmë kanë nisur përgatitjet për festimin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku tashmë në sheshet kryesore në kryeqytet ka filluar vendosja e flamujve.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë paraparë një sërë aktivitetesh shtetërore.

Sipas agjendës të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë do të nisin qysh në orën 08:00 me ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj në orën 09:10-09:30 do të vendosen kurora lulesh tek kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz. Kurora lulesh do të vendosen edhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Kurse në orën 11:00 do të nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Për shënimin e këtij përvjetori do të parakalojë edhe FSK-ja dhe Policia e Kosovës nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë do të mbyllen në orën 20:00 me një koncert që do të mbahen të Kino Armata në Prishtinë.

Ndërsa monumenti i “Newborn” edhe këtë vit do ta të merr pamje ndryshe. Këtë radhë ky monument dedikohet gruas.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më tani Kosova është njohur nga 117 shtete. Shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është Izraeli i cili njohjen e tij e zyrtarizoi më 1 shkurt 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version