Sot, 10 qershori shënon 14 vjetorin e vizitës së ish-presidentit George W. Bush në Tiranë.
Gjatë vizitës historike të tij, ai bëri një deklaratë e cila konsiderohet si momenti kur ishte paralajmëruar pavarësia e Kosovës.
“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur. Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”, kishte thënë presidenti i 43-të i SHBA-së.
Vetë tetë muaj më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. /Telegrafi/