Site icon Telegrafi

14-vjeçarja nga Shqipëria, Gala Aliaj kualifikohet në finalen e “The Voice Kids” në Gjermani

Foto: Gala Aliaj/Instagram

Vajza e vetme e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala Aliaj, sfidoi veten e saj këtë vit në spektaklin e madh “The Voice Kids”, në Gjermani.

14-vjeçarja i kaloi me sukses një pas një të gjitha fazat, ndërsa tani ka arritur në finalen e madhe të këtij spektakli.

Ajo në gjysmëfinale këndoi këngën e njohur “Stop The Flame”, të artistes së famshme Celeste.

Interpretimi i shkëlqyer i siguroi asaj finalen në këtë spektakël, i cili nisi me audicionet e fshehura rreth gjashtë muaj më parë.

Lajmin për këtë sukses, e ka bërë të ditur vet babai i Galës, Roberti, përmes një videoje të performancës së saj, të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale”, shkroi Aliaj në mbishkrimin e kësaj videoje.

Gala e shfaqi talentin e saj për herë të parë, kur performoi së bashku me të atin në spektaklin “Dance With Me”, në të cilin Roberti merrte pjesë si një nga gjyqtarët e panelit gjykues. /Telegrafi/

Exit mobile version