Klinika për Anestezi, Reanimacion dhe Kurim Intenziv sot njoftoi se 14-vjeçari nga Ohri me sëmundjen e diabetit, i cili ishte në koma, është zgjuar dhe gjendja e tij është përmirësuar.
Ndërsa zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, thotë se është lëshim nga prindërit vonimi i zbulimit të diabetit tek tre fëmijët, të cilët gjatë javës së kaluar u sollën në klinikë me sëmundjen e diabetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, akuzat ndaj personelit mjekësor, mjekëve amë dhe kuadrit profesional nëpër spitale se ganë gabuar diagnozën janë të pavërteta.
Ndërsa nga Inspekorati Shëndetësor dhe Sanitar thonë se do të bëhen hetime në spitalet e përgjithshme ku janë pranuar fëmijët dhe në raportin e tyre do të konfirmohet nëse ka pasur lëshime në procedurë./Telegrafi/