Site icon Telegrafi

14 refugjatë kërkojnë azil, “zhduken” 749 të tjerë

Katërmbëdhjetë refugjatë të cilët me muaj kanë qenë të ngecur në kampin e pranimit „Vinojug“ në Gjevgjeli, kanë vendosur të shpëtojnë nga mundimet dhe kanë kërkuar azil në Maqedoni. Ata tanimë janë transferuar dhe vendosur në shtëpinë e azilkërkuesve në Vizbegovë të Shkupit, bën të ditur Plusinfo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërkesat e tyre për azil në vendin tonë janë dorëzuar deri te shërbimet kompetente në MPB, të cilët pas kontrolleve të detajuara për të kaluarën e tyre do të vendosin nëse do tu japin azil ose jo.

Në kampin „Vinojug“, por edhe në atë më të voglin afër fshatit Tabanoc të Kumanovës, numri i refugjatëve zvogëlohet për çdo ditë. Në të dy kampet para dy muajsh ka pasur mbi 1.350 refugjatë. Sot ka 601 refugjatë, respektivisht 500 në Kumanovë dhe 101 në Gjevgjeli.

Numri i madh i refugjatëve të “zhdukur” nga të dy kampet, supozohet që fshehurazi kanë ikur drejt Serbisë, me ndihmën e bandave kriminale./Telegrafi/

Exit mobile version