Telegrafi

14 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

14 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar të premten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 600 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 230.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.318 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu, ministria njofton se janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/