Site icon Telegrafi

14 raste pozitive me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.

Në total numri i rasteve aktive është 65.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version