Site icon Telegrafi

14 raste pozitive me coronavirus të premten në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 736 testime, ndërsa janë shënuar 14 raste të reja të infektimit me coronavirus.

MSH njofton po ashtu  se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.359.

Në total numri i rasteve aktive është 438.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.825.155 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Janë dhënë 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version