Site icon Telegrafi

Më 14 prill 2023 mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë, në shumën prej 30 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Një njoftimin për media thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version