Site icon Telegrafi

14 milionë euro janë investuar në Resnjë vitin e kaluar

Kryetari i Komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski, në një konferencë për shtyp tha se qeverisja lokale në Komunën e Resnjës, vitin e kaluar ka investuar mbi 14 milionë euro në infrastrukturë dhe investime tjera në interes të qytetarëve të Prespës, me çka është përmirësuar dukshëm jeta e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“U realizuan dy projekte gjigante. Njëri ishte rikonstruimi i plotë i ujësjellësit të qytetit dhe projekti i dytë është projekti që e realizuam në fund të vitit 2016 për rikonstruimin dhe moderzizimin e ndriçimit publik”, deklaroi Sterzovski.

Ai gjithashtu tha se qytetarët e Resnjës gjithashtu duhet të mburren me turizmin, duke shfrytëzuar Liqenin e Prespës dhe shumicën e ditëve me diell në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version